Shkolla e Magjistraturës, më datë 7 nëntor 2024, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Roli i Këshillave të Gjykatës në rritjen e treguesve të performancës së gjykatës”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Naureda Llagami dhe Valbona Bala (Pajo)
Lehtësues: Enisa Shahini
Qëllimi i këtij trajnimi është: të inkurajojë diskutimin në lidhje me modelet e lidershipin ekzistues në gjykatat e përfaqësuara; për të ofruar mundësi për të zgjeruar efektivitetin e strukturave drejtuese; dhe të asistojë në përgatitjen e drejtuesve të gjykatave për trajtuar ndryshimet brenda strukturave drejtuese, natyrën ndryshuese të gjykatave, dhe kërkesave të reja për drejtim.
Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve..
- Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
- Qëllimet e Gjykatës dhe raporti efektiv midis anëtarëve të Këshillit të Gjykatës: modelet e reja të lidershipit gjatë procesit të ndryshimit.
- Standardet e performancës së gjykatës: Çfarë mund të matet mund të menaxhohet: Tranzicioni i suksesshëm: problematika dhe zgjidhje
- Risitë e legjislacionit dhe mënyra e administrimit te gjykatës.
- Roli i Këshillave të gjykatës në rritjen e treguesve të performancës së gjykatës.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë kryetarë, nënkryetarë të gjykatës dhe kancelarë të Republikës së Shqipërisë.